Politike

Zgjedhjet në 5 bashki/ Celibashi tregon si po ecën procesi: Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike

Duke folur për gazetarët ai theksoi se procesi ka filluar normalisht dhe asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve.

9 Nëntor 2025, 10:15 Nga E. D
Zgjedhjet në 5 bashki/ Celibashi tregon si po ecën procesi: Nuk kemi
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi informacionet e fundit në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit. Duke folur për gazetarët ai theksoi se procesi ka filluar normalisht dhe asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve.

Ndër të tjera, Celibashi tha se në 18 qendra votimi nuk ka informacione për shkak të nuk ka mbulim me internet. Kreu i KQZ, deklaroi se në total deri tani kanë votuar 2.42% të zgjedhësve. Më tej ai u shpreh se në procesin e numërimit do të aplikohet Inteligjenca Artificiale.

"Nuk janë raportuar problematika në fillimin e procesit të votimit. Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve. Identifikimi po kryhet përmes këtyre pajisjeve. Për shkak të mungesës së mbulimit me internet nuk kemi informacion në kohë reale për 18 qendra votimi. Sa i përket pjesëmarrjes deri në momentin që po flasim 2.42 % pjesëmarrja në total në të gjitha bashkitë," tha Celibashi./Dosja.al

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll