Politike

"Në çdo tavolinë numërimi ka..."/ Celibashi jep detaje nga risia e numërimit të votave në Tepelenë: Fletët do të lexohen automatikisht nga AI

Duke folur për mediat, Celibashi tha se në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë dhe filmohen.

9 Nëntor 2025, 10:24 Nga E. D
"Në çdo tavolinë numërimi ka..."/ Celibashi jep
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje sa i përket risisë në Bashkinë Tepelenë, ku procesi i numërimit krahas procesit tradicional, do të kryhet edhe me Inteligjencën Artificiale. Duke folur për mediat, Celibashi tha se në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë dhe filmohen.

“Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen. Ajo çfarë kemi bërë ne dhe ku e përdorim, ëhstë që të gjitha këto filmime, nëpërmjet një programi kompjuterik me IA do të bëjë leximin automatik, sistemit kamera, të fletës së votimit. Do ta kuptojë ky sistem duke përdor Ai se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ, pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupit të të numërimit.

Çdo fletë votimi vjen dhe transmetohet në KQZ. Jo shumë janë të familjarizuar me IA, se çfarë domethënie ka dhe se si funksionon, jo vetëm për vlerësimin e fletëve, por edhe për aspekte të tjera të përdorimit të saj. Është një program i cili të lehtës për aspekte të ndryshme, në rastin tonë për procesin e numërimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi./Dosja.al

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll