Politike

"Ushtroni të drejtën tuaj"/ Balotazhi në Kosovë, voton Albin Kurti: Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë

Ai tha se u bën thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës.

9 Nëntor 2025, 09:23 Nga E. D
"Ushtroni të drejtën tuaj"/ Balotazhi në Kosovë,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar këtë mëngjes në një qendër votimi në Prishtinë. Gjatë fjalës së tij, Kurti i cilësoi votimet në balotazh si ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë. Ai tha se u bën thirrje gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës.

Kosova zhvillon sot zgjedhje e balotazhit në 18 nga 38 komuna që ka vendi, pasi këto komuna nuk arritën ta zgjedhin kryetarin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor. Në këtë raund, gara shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal, por edhe si tregues i prirjeve të ardhshme në skenën qendrore.

Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti. Vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës./Dosja.al

albin kurti balotazhi në kosovë

Sondazh

Poll