Politike

“Faleminderit për suportin"/ Voton kandidatja socialiste në Vlorë: Kjo ditë është për qytetarët! E kënaqur me pjesëmarrjen

Ajo ftoi bashkëqytetarët e saj të dalin në votime dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen.

9 Nëntor 2025, 10:09 Nga E. D
“Faleminderit për suportin"/ Voton kandidatja socialiste në
Brunilda Mersini

VLORË- Kandidatja e Partisë Socialiste në Vlorë Brunilda Mersini ka ushtruar të drejtën e votës. Ajo ftoi bashkëqytetarët e saj të dalin në votime dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen.

“Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve. Kjo ditë është e qytetit, për qytetarët e Vlorës, për të mirën e qytetit. Për më të mirën e Vlorës Mendoj që pjesëmarrja është shumë e mirë, jemi të kënaqur. Gjithmonë mbarësi, kudo, jo vetëm në Vlorë”, tha Mersini.

Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike./Dosja.al

brunilda mersini

Sondazh

Poll