Politike

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ tregon afatin: Procesi i votimit përmbyllet në orën 18:00

Kryekomisioneri ka apeluar për të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke respektuar rregullat e procesit. 334.539 mijë votues në bashkitë, Berat, Vlorë, Cërrik, Mat dhe Tepelenë pritet të votojnë sot.

9 Nëntor 2025, 08:23 Nga E. D
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ tregon afatin: Procesi i votimit
KQZ

TIRANË– Qytetarët në pesë bashki të vendit votojnë sotn për të zgjedhur kryetarët e bashkive. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaron se procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e tij është parashikuar ora 18:00.

Kryekomisioneri ka apeluar për të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke respektuar rregullat e procesit. 334.539 mijë votues në bashkitë, Berat, Vlorë, Cërrik, Mat dhe Tepelenë pritet të votojnë sot.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës./Dosja.al

kqz ilirjan celibashki

Sondazh

Poll