Politike

"Procesi i rregullt, pa problem"/ Votojnë qytetarët e parë në Vlorë: Sot e kam forcën unë me votë

Procesi vijon në të gjitha qendrat e votimit të bashkisë, nën masa sigurie dhe me pjesëmarrje të ulët në orët e para. Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama.

9 Nëntor 2025, 08:07 Nga E. D
"Procesi i rregullt, pa problem"/ Votojnë qytetarët e
qytetari

VLORË- Në Vlorë kanë mbërritur votuesit e parë në qendrat e votimit. Pas votimit, një qytetar ka folur pë mediat, duke thënë se e shohin këtë ditë si një moment të rëndësishëm për të ushtruar të drejtën e tyre. Ai u bëri thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të dalin dhe të votojnë. 

“Votova, erdha që herët se kisha dëshirë ta mbaroja këtë detyrë. E cilësoj detyrë shumë të rëndësishme, sepse sot e kam forcën unë me votë. Mesazhi im për qytetarët është të votojnë atje ku mendojnë se është më mirë dhe ku kanë vendosur vetë. Procesi ku votova ishte i rregullt, pa problem,” tha një qytetar në bashkinë e Vlorës.

Procesi vijon në të gjitha qendrat e votimit të bashkisë, nën masa sigurie dhe me pjesëmarrje të ulët në orët e para. Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama.

Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike./Dosja.al

vlore zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll