Politike

Zgjedhjet e pjesshme/ Nisin problemet e para në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi

Mësohet se në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat. Pavarësisht se ka startuar ora zyrtare e nisjes së procesit zgjedhor, në këtë qendër votimi kjo nuk ka ndodhur.

9 Nëntor 2025, 07:45 Nga E. D
Zgjedhjet e pjesshme/ Nisin problemet e para në Berat, probleme me kamerat
foto ilustruese

BERAT- Në bashkinë e Beratit kanë nisur problemet e para të zgjedhjeve. Mësohet se në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat. Pavarësisht se ka startuar ora zyrtare e nisjes së procesit zgjedhor, në këtë qendër votimi kjo nuk ka ndodhur.

Nga ana tjetër në një qendër tjetër votimi ka ushtruar të drejtën e tij qytetari i parë. Në Bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.

Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Kandidati Ervin Ceca i Partia Socialsite do të jetë përballë Pavlo Shkarpës, i pavarur, i mbështetur nga PD./Dosja.al

berat zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll