Politike

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Nis votimi edhe në Bashkinë e Cërrikut, problem me pajisjen e identifikimit në një qendër votimi

Cërriku shkoi në zgjedhje pasi kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë.

9 Nëntor 2025, 07:39 Nga E. D
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Nis votimi edhe në Bashkinë e
foto ilustruese

CËRRIK- Procesi i votimit ka nisur edhe në Bashkinë e Cërrikut, ku janë në total 57 qendra votimi dhe 38 724 zgjedhës. Përjashtim bën vetëm qendra e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në një nga zonat periferike të Cërrikut, ku është raportuar një problem teknik me pajisjen e identifikimit biometrik (PEI).

Cërriku shkoi në zgjedhje pasi kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, të cilin e mbështet edhe Partia Demokratike dhe Eligert Hima, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’./Dosja.al

zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll