Politike

Zgjedhje në 5 bashki/ Hapen qendrat e votimit, Rama thirrje qytetarëve: Votoni

Në postimin e tij, Rama u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votimet e sotme për zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki të vendit, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. 

9 Nëntor 2025, 07:03 Nga E. D
Zgjedhje në 5 bashki/ Hapen qendrat e votimit, Rama thirrje
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një postim në rrjetet sociale, duke uruar qytetarët për një të diel të qetë.  Në postimin e tij, Rama u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votimet e sotme për zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashki të vendit, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. 

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan Rama në Facebook. 

Sot, mbi 335 mijë qytetarë janë thirrur në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600./Dosja.al

 

edi rama zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll