Politike

Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ Kush janë 13 KANDIDATËT në garë për drejtimin e 5 bashkive

Bashkia me numrin më të madh të votuesve është Vlora, me afro 171 mijë zgjedhës, ndërsa më e vogla është Tepelena, me rreth 13 mijë votues.

9 Nëntor 2025, 07:19 Nga E. D
Sot zgjedhjet e pjesshme vendore/ Kush janë 13 KANDIDATËT në
kandidatet

VLORË- Rreth 335 mijë qytetarë janë thirrur sot në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat. Bashkia me numrin më të madh të votuesve është Vlora, me afro 171 mijë zgjedhës, ndërsa më e vogla është Tepelena, me rreth 13 mijë votues.

Numri i votuesve në secilën bashki është si më poshtë:

• Vlorë: afro 172 mijë votues

• Berat: mbi 82 mijë

• Cërrik: rreth 39 mijë

• Mat: 29 mijë

• Tepelenë: 12,600 votues

Partia Demokratike dhe opozita zyrtare nuk marrin pjesë me kandidatët e tyre zyrtarë, por kanë deklaruar mbështetjen për disa kandidatë të pavarur, të cilët do të përballen me kandidatët e Partisë Socialiste.

Garat kryesore:

• Vlorë: Brunilda Mersini (PS) përballet me Dionis Sotën (mbështetur nga PD) dhe Gjergj Nikën.

• Berat: Ervin Ceca (PS) kundrejt Pavlo Shkarpës.

• Mat: Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur, ish-anëtare e PS) dhe Eduart Brahilika (i mbështetur nga PD).

• Cërrik: Florenc Doka (PS), Amarildo Hoxha (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Hima (Lëvizja Shqipëria Bëhet).

• Tepelenë: Gramoz Sako (PS) përballet me Gabriel Gumën (i pavarur, i mbështetur nga opozita).

Kryebashkiakët që do të zgjidhen do të kenë një mandat të shkurtuar prej 1 viti e gjysmë, deri në zgjedhjet vendore të planifikuara për pranverën e vitit 2027. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës./Dosja.al

zgjedhjet e pjessshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll