Politike

Formimi i qeverisë së re të Kosovës! Kurti propozon dy opsione: Formimi i 'Kurti 2.5' e zgjedhje në dhjetor ose 'Konjufca 1' e zgjedhje në prill

Në një intervistë për televizionin “Syri Vision”, Kurti theksoi se për Vetëvendosjen është më e favorshme që Glauk Konjufca të votohet si mandatar, në mënyrë që vendi të ketë një qeveri funksionale për miratimin e buxhetit, Planit të Rritjes dhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare, përpara se të shkohet në zgjedhje.

8 Nëntor 2025, 21:05 Nga M.L
Formimi i qeverisë së re të Kosovës! Kurti propozon dy
Albin Kurti

KOSOVAKryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas një sërë lëshimesh nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, tani topi është në fushën e opozitës, e cila duhet të zgjedhë mes dy opsioneve. Sipas tij opsionet janë formimi i një qeverie tranzitore “Kurti 2.5”, që do ta çonte vendin në zgjedhje në dhjetor, ose formimi i një qeverie “Konjufca 1”, që do të funksiononte deri në prill të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për televizionin “Syri Vision”, Kurti theksoi se për Vetëvendosjen është më e favorshme që Glauk Konjufca të votohet si mandatar, në mënyrë që vendi të ketë një qeveri funksionale për miratimin e buxhetit, Planit të Rritjes dhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare, përpara se të shkohet në zgjedhje.

“Meqë nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë propozimin pa vonesë që Glauk Konjufca të jetë mandatar. Me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit. Opozita e ka në dorë ta zgjedhë rrugën e mëtutjeshme – ose ‘Kurti 2.5’ drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose ‘Konjufca 1’ drejt zgjedhjeve në prill. Cilado prej tyre për ne është e pranueshme, por duhet të bashkëpunojmë e të ecim përpara.

Së pari u zëvendësua Albulena Haxhiu me Dimal Bashën, tani unë me Glauk Konjufcën. Vetë ne kemi lëvizur, ndërsa nga opozita po shohim një fiksim dhe refuzim që nuk është as logjik e as racional.

Gjakova është njëra prej 12 komunave ku jemi balotazh. Presim të fitojmë në të gjitha komunat. Diku janë gjasat më të mira se diku tjetër, por angazhimi nuk mungon. Aty ku jemi ca më larg, jemi duke punuar shumë më shumë në mënyrë që mbi 50% të jetë rezultati në të gjitha komunat kur numërohen votat”, ka deklaruar Kurti.

albin kurti qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll