Art&Argëtim

Ndodh në Sanremo, këngëtari i njohur italian i “vjedh” çantën një zonje nga publiku (VIDEO)

9 Shkurt 2020, 11:28 Nga DOSJA
Ndodh në Sanremo, këngëtari i njohur italian i

ITALI– Festivali i Sanremos në të gjitha netët ka dhuruar emocion për publikun në skenë, por edhe teleshikueshin nga shtëpia. Por mesa duket nata e fundit ka qenë me të vërtetë e mbushur me shumë emocion dhe mjaft e “gjallë’ përveç faktit që u shpall edhe emri i artistit fitues.

Bëhet  fjalë për gjestin e veçantë që bëri këngëtari i njohur italian, Piero Pelu i cili arriti të vjedhë vëmendjen e gjithë publikut në finalen e “Sanremos”.

Piero Pelu gjatë kohës që ka interpretuar këngën e tij “Gigante”, u afrua afër publikut dhe i mori çantën një zonje.

 

 

IL BACIO CHE GLI ITALIANI ASPETTAVANO #Sanremo2020

A post shared by Trash Italiano (@trash_italiano) on


E vendosi në krahun e tij dhe u ngjit sërish në skenë, teksa performonte këngën, veprim ky që u komentua shumë rrjetet sociale. Piero ishte “ndryshe” në finalen e Sanremos, me një look unik, ndërsa në kraharorin e tij kishte shkruar: Ti je shumë më shumë.

Mos e humbisni këtë moment, shikoni në videon e mësipërme sesi vepron këngëtari italian.

Festivali i këtij viti në Sanremo ka qenë më shumë se kurrë në vëmendjen e shqiptarëve. Pjesë e këtij spektakli këtë vit ishte edhe prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka hapur mjaft polemika për mënyrën se si foli dhe për faktin që falenderoi Italinë për arritjet dhe për realizimin e ëndrrës së saj. Gjithashtu në skenë këndoi edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Ndërsa Georgina, e dashura e Cristiano Ronaldos, u vesh gjithashtu nga një stiliste shqiptare.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture festivali i sanremos gigante piero pelu festivali i sanremos gigante piero pelu

Sondazh

Poll