Art&Argëtim

Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën në Teatrin Kombëtar të Kosovës

9 Shkurt 2020, 09:50 Nga DOSJA
Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën në Teatrin Kombëtar

KOSOVË– Ditën e sotme në Teatrin Kombëtar të Kosovës  kanë nisur homazhet për  këngëtaren e madhe kosovare, Nexhmije Pagarusha.

Këngëtares së madhe po i bëhen edhe nderimet e fundit, e po përcillet për në banesën e fundit me melodinë e këngës së saj të madhe ‘Baresha’, ndërsa pranë arkivolit të Pagarushës po qëndrojnë performues nga ansambli “Shota”.

Është mësuar që homazhet do të mbahen deri në orën 11:00 në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të vijuar më pas me mbledhje komemorative dhe kortezhi me arkivolin e saj do të përshkojë rrugën nga teatri, për tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

Sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nder të këngëtares 86-vjeçare dhe artit të saj, vendosi që ditën e varrimit të Pagarushës, të dielën e 9 shkurtit ta shpallë ditë zie shtetërore në gjithë territorin e Kosovës,duke ulur flamurin në gjysmështizë.

Këngëtarja u nda nga jeta disa ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 50 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture homazhet per nexhmije pagarushen nexhmije pagarusha teatri kombëtar i kosovës vdes nexhmije pagarusha homazhet per nexhmije pagarushen nexhmije pagarusha teatri kombëtar i kosovës vdes nexhmije pagarusha

Sondazh

Poll