Art&Argëtim

Homazhe për Nexhije Pagarushën, Albin Kurti i risjell historinë e jetës, flet si baba: Ishte bilbil në diktaturë, ja ç’

9 Shkurt 2020, 10:21 Nga DOSJA
Homazhe për Nexhije Pagarushën, Albin Kurti i risjell historinë e

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalë përkujtimore në ceremoninë e homazheve për këngëtaren Nexhmije Pagarusha.

Kurti e ka nisur fjalën e tij me historinë e jetës së saj, duke i mëshuar faktit që karrierën ajo e ka nisur në radio duke u paragjykuar nga mentaliteti i kohës. Kreu i qeverisë foli si baba duke theksuar faktin që ishte i ati i Pagarushës, ai që e mbrojti vajzën e tij duke e shtyrë që të ndiqte ëndrrën e saj.

“Shembulli i saj na jep se ç’rol ka babai në jetën e vajzës, e cila edhe sot diskriminohet. E krahasuan me divën franceze por asaj asnjë krahasim nuk i rrinte. Nexhmija ishte bilbil i gëzuar po edhe i trishtë. Bilbil poshtë një shteti që ishte diktaturë. Ajo e kishte kokën e madhe, flokët korb të zi, buzëqeshjen e gjerë dhe siluetën solide, e kur këndonte seç kishte një çerje të hareshme. Është trishtim i llojit antik. Nexhmija nuk kishte pushuar së kënduari për afro 40 vite. Këndonte në kushte të papërshtatshme. Një natë ajo hoqi dorë. Ajo natë ka qënë e tmerrshme, kujtonte ajo, disa tone i këndoja dhe disa jo por në fund të gjithë duartrokitën. Një koleg më tha që mos këndo më kështu, dhe më që prej asaj nate nuk kam kënduar më. Këngët e saj do të mbeten përjetë në skenë. Gjithmonë mbeti e përulur edhe pse u nderua me çmime të shumta. U shua fizikisht për t’u lartësuar përjetësisht,”-tha ndër të tjera Albin Kurti.

Kosovë kanë nisur homazhet për këngëtaren Nexhmije Pagarusha. Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur një ditë zie, ndërsa orën 14.30 këngëtarja do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin Pagarushë të Malishevës

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha

Sondazh

Poll