Aktualitet

Ish-drejtuesja e BKH padi në gjykatë! Aida Hajnaj kërkon pezullimin e garës për drejtorë departamentesh

Hajnaj kërkon që të rikthehet në strukturat e Policisë si zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme ose shefe departamenti, duke kërkuar ndërkohë pezullimin e konkursit deri në vendimin e gjykatës.

7 Nëntor 2025, 21:14 Nga M.L
Ish-drejtuesja e BKH padi në gjykatë! Aida Hajnaj kërkon
Aida Hajnaj

TIRANA- Aida Hajnaj, ish-drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka paditur në Gjykatën Administrative procesin e garës për drejtues departamentesh në Policinë e Shtetit.

Hajnaj kërkon që të rikthehet në strukturat e Policisë si zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme ose shefe departamenti, duke kërkuar ndërkohë pezullimin e konkursit deri në vendimin e gjykatës. Ajo nuk ka marrë pjesë në garën e hapur në tetor për pozicionin “Drejtor Departamenti”, e cila qëndron e hapur deri më 11 nëntor 2025.

Seanca gjyqësore për këtë çështje pritet të zhvillohet po më 11 nëntor, datë që përkon me mbylljen e fazës së aplikimeve për konkursin në Polici.

aida hajnaj byroja kombëtare e hetimit

Sondazh

Poll