Aktualitet

VIDEO/ Sherr masiv në klubin shqiptar në Zvicër! Punonjësi i sigurimit qëllohet me thikë, shënohen disa të plagosur

Sipas policisë zvicerane, autori i dyshuar është një 26-vjeçar, po ashtu nga Kosova, i cili është arrestuar në kantonin Aargau. Pamjet e publikuara nga “20 Minuten” tregojnë se ngjarja është paraprirë nga një përleshje e dhunshme mes sigurimit dhe disa klientëve të klubit.

7 Nëntor 2025, 21:07 Nga M.L
VIDEO/ Sherr masiv në klubin shqiptar në Zvicër! Punonjësi i
Foto nga vendngjarja

ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një 34-vjeçar kosovar, punonjës sigurie, u ther me thikë dhe u dërgua në spital me plagë të rënda.

Sipas policisë zvicerane, autori i dyshuar është një 26-vjeçar, po ashtu nga Kosova, i cili është arrestuar në kantonin Aargau. Pamjet e publikuara nga “20 Minuten” tregojnë se ngjarja është paraprirë nga një përleshje e dhunshme mes sigurimit dhe disa klientëve të klubit.

Dëshmitarë okularë thanë se gjithçka nisi kur një klient i dehur u përjashtua nga lokali dhe më pas shokët e tij u konfrontuan me rojet e sigurisë. Ata pretendojnë se sigurimi përdori spraj lotsjellës dhe dhunë fizike, ndërsa disa prej tyre kanë pësuar lëndime. Policia ka hapur hetime të plota për zbardhjen e incidentit dhe identifikimin e përgjegjësve.

rinora4 sherr ne zvicer

Sondazh

Poll