Politike

Berisha: Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në parlamentin e votës së vjedhur i vihet kazma familjes shqiptare

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se familja shqiptare është ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi dhe mbijetesën e tij në kushte të jashtëzakonshme.

7 Nëntor 2025, 13:15 Nga I.A
Berisha: Ditën kur Gjykata Supreme e SHBA sanksionoi dy gjini, në
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ligji për barazinë gjinore i vuri "kazmën" në themel shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar, e cila është familja. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se familja shqiptare është ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi dhe mbijetesën e tij në kushte të jashtëzakonshme.

Lideri i demokratëve tha se ndonëse Gjykata Supreme e SHBA, 9 vite pas gjykimit të Gjykatës Supreme të Francës, sanksionoi dy gjini dhe përjashtoi njohjen e çdo gjinie tjetër, në parlamentin e vendit votohet ligji në të cilin gjinia zëvendësohet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore. Në fund, Berisha tha se ky proces kaloi pa debat, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur dje paradite, gjë e cila sipas tij ishte pabesi. 

"Së dyti, duhet të rikthehem edhe njëherë ligjit që i vuri kazmën në themel shtyllës më kryesore të ekzistencës së kombit shqiptar, që është familja. E them këtu, e përsëris, e thashë edhe dje në parlament, është familja dhe mbi të gjitha familja shqiptare, ajo që ka mbartur ekzistencën e këtij kombi, mbijetesën e tij në kushtet më të jashtëzakonshme. Në të njëjtën ditë kur Gjykata Supreme e SHBA, 9 vite pas gjykimit të Gjykatës Supreme të Francës, sanksionon dy gjini, mashkull, femër, burrë, grua dhe përjashton njohjen e çdo gjinie tjetër, në parlamentin e dhunës, të votës së vjedhur, votohet ligji në të cilin gjinia zëvendësohet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore.

Zëvendësohet me identitetin gjinor me diversitet të gjerë. E gjitha kjo kalon pa debat në pabesi, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur po dje paradite që ligji të afrohet dhe debati të zhvillohet jo pas orës 1 të natës, por në një kohë kur qytetarët mund ta ndiqnin. Dhe ata e votuan, por kur e kuptuan se ata nuk mund të mbronin para shqiptarëve ligjin që shkonfiguronte shtyllën kryesore të ekzistencës së kombit, familjen, vendosën ta votojnë pa debat, morën pushim gjersa i mblodhën në të katër anët deputetët që nuk i kishin dhe realizuan votimin siç e patë mbrëmë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha ligji shba

Sondazh

Poll