Politike

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ Rama për PD: Halli i PD është kujt t’ia lëmë humbjen në derë, ka siklet ti vërë fytyrën në këtë sfidë dhe...

Sipas Kryeministrit Rama, PD ka siklet të vërë fytyrën e saj në këtë sfidë, ndaj mbështet kandidatë të pavarur.  

7 Nëntor 2025, 10:08 Nga E.d
Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ Rama për PD: Halli i PD
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa ka folur me kandidatët e Partisë Socialiste, të cilët do të shkojnë në zgjedhje të dielën, ka përmendur edhe Partinë Demokratike. Gjatë podcastit "Flasim", Rama u shpreh se halli i PD-së është kujt t’ia lërë "humbjen në derë".

Sipas Kryeministrit Rama, PD ka siklet të vërë fytyrën e saj në këtë sfidë, ndaj mbështet kandidatë të pavarur.  

Pjesë nga biseda:

Bruna Mersini: PD ia dha firmat Dionisit (kandidatit të pavarur). Ndodhin këto. Ata nuk bëjnë fushatë se thonë se ne e mbështetëm por nuk është e PD. Dmth një i pavarur që nuk është as i varur.

Edi Rama: Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin. 

Ervin Ceca: Në Berat pak a shumë e njëjta histori. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, zotëri që është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë. Ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur.

Edi Rama: E mbështesin këta.

Ervin Ceca: E mbështesin në thonjëza. Por është shumë larg asaj, nuk ka lidhje me qytetin.

Edi Rama: Halli i PD është, ndjesë pastë, është kujt t’ia lëmë humbjen në derë./Dosja.al

edi rama ps pd

Sondazh

Poll