Politike

FOTOT/ Zgjedhjet mbahen të djelën, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore në pesë bashki

Në postimin që kreu i KQZ-s ka bërë në Facebook, thuhet se në materialet zgjedhore që janë shpërndarë janë fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet si dhe dhomat e fshehtësisë. 

7 Nëntor 2025, 10:40 Nga I.A
FOTOT/ Zgjedhjet mbahen të djelën, KQZ nis shpërndarjen e
Materialet zgjedhore

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 5 bashki. Zgjedhjet do të mbahen të djelën në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. 

Në postimin që kreu i KQZ-s ka bërë në Facebook, thuhet se në materialet zgjedhore që janë shpërndarë janë fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet si dhe dhomat e fshehtësisë. 

Postimi i Plotë:

KQZ Shqiperi ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.
Komisioni Qendror Zgjedhor po shpërndan materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Këtu përfshihen:
Fletët e votimit
Kutitë e votimit
Proces-verbalet
Domat e fshehtësisë
... dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.

kqz

Sondazh

Poll