7 Nëntor 2025, 13:03
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se opozita do hapë platformën parlamentare para kryeministrisë, ku do flasin deputetët dhe qytetarët. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se gjatë 9 seancave të zhvilluara në parlament, opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë. Sipas tij ky është një rast i shkelmimit të Kushtetutës, rregullores së parlamentit dhe rendit kushtetues të vendit.
Lideri i opozitës deklaroi se nisur nga ky rast, PD do të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, ku deputetët e opozitës dhe qytetarët do të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet. Në fund, nga zyra e selisë blu Berisha tha se ky është një hap i domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, dhe të shkelmimit të ligjeve në funksionimin e këtij institucioni.
"Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem. Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit. Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit. Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës.
Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë.
Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet. Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament. Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët. Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd opozita
Politike
7 Nëntor 2025, 12:56
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar, pas kërkesës së opozitës për pe...
Politike
7 Nëntor 2025, 12:33
I.A
Silvio Gonzato dhe Sali Berisha
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi. Mësoh...
Politike
7 Nëntor 2025, 12:26
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga puni...
Politike
7 Nëntor 2025, 11:30
E.d
Lili Sula
TIRANË- Drejtuesja e departamentit të arsimit të PD, Lili Sula ka deklaruar se Universiteti i Sporteve është një "...
Politike
7 Nëntor 2025, 10:40
I.A
Materialet zgjedhore
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në...
Politike
7 Nëntor 2025, 10:11
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kandidatët e Partisë Socialiste të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesssh...
Politike
7 Nëntor 2025, 10:14
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dhënë sot porositë e fundit kandidatëve socialistë për kryetar bashkie ...
Politike
7 Nëntor 2025, 10:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa ka folur me kandidatët e Partisë Socialiste, të cilët ...
Politike
7 Nëntor 2025, 09:59
E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Parku i Liqenit të Paskuqanit. Përmes një pos...
Politike
7 Nëntor 2025, 09:52
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar progres-raportin e KE-së për Shqipërinë. Në podcastin 'Flasim', Rama u sh...