Politike

"Parlamentin nuk do e bojkotojmë"/ Berisha: Së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare!

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, por do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.

7 Nëntor 2025, 13:10 Nga E.d
"Parlamentin nuk do e bojkotojmë"/ Berisha: Së shpejti do
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se së shpejti opozita do të komunikojë para qytetarëve protestën e parë kombëtare. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, por do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.

Kryedemokrati tha se opozita do të komunikojë shumë shpejt një protestë kombëtare, ku i ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen për të luftuar për votën e lirë, kundër një regjimi, i cili sipas tij e ka konfiskuar. Në fund, Kreu i demokratëve deklaroi se qeveria, programi i saj dhe buxheti u miratua pa debat, ndaj për këtë arsyeje PD do të hap platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.

"Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo. Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit. Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit. Së pari. Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar. Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura. Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë.

Kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve. Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit. Qeveria u miratua pa debat. Programi i saj pa debat. Buxheti dje pa debat. Të gjitha pa debat. Atëherë ne do hapim platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave si hap i parë. Por ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë. Ne nuk nënshtrohemi." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd bojkot

Sondazh

Poll