Bota

Regjistrohet temperatura më e lartë ndonjëherë në Antarktidë (VD)

8 Shkurt 2020, 15:59 Nga DOSJA
Regjistrohet temperatura më e lartë ndonjëherë në

ANTARKTIDË– Në Antarktidë të enjten u regjistrua temperatura më e lartë në një stacion të largët në majën veriore të kontinentit, thanë shkencëtarët. Temperatura ishte gati 65 gradë Fahrenheit (18.3 Celsius) në stacionin kërkimor Esperanza të Argjentinës, treguan shkencëtarët nga agjensia meteorologjike e vendit.

Kjo tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 63.5 gradë Fahrenheit (17.5 Celsius) të vendosur në 24 Mars 2015 në të njëjtin vend. Regjistrimet e temperaturave nga Esperanza datojnë që nga viti 1961.

Kjo do të thotë që temperatura në Esperanza ishte praktikisht identike me atë që u ndje pasditen e së enjtes në San Diego, California. Por nuk është tipike që temperaturat në Antarktidë – një nga vendet më të ftohta në Tokë – janë gati të njëjta me ato në Kaliforninë Jugore.

Burimi: CNN

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antarktidë temperatura te larta ne antarktide antarktidë temperatura te larta ne antarktide

Sondazh

Poll