Politike

"Qeveria kontrollon çdo kontratë"/ Tabaku në Kuvend: Buxheti është ‘han pa porta’, nuk ka vlerë asnjë proces

Ajo shtoi se mekanizmat që mbahen brenda qeverisë, të cilat SPAK i quan korrupsion, vijnë kryesisht nga dosjet e lexuara nga zyrtarë si Ahmetaj, Veliaj dhe zv/kryeministrja.

6 Nëntor 2025, 14:46 Nga E. D
"Qeveria kontrollon çdo kontratë"/ Tabaku në Kuvend:
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se një qeveri që kontrollon çdo kontratë dhe çdo tender është shembulli i procedurave të korruptuara. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Tabaku kritikoi ashpër menaxhimin e buxhetit dhe proceset e qeverisjes nga qeveria aktuale.

Ndër të tjera, demokratja nënvizoi se mekanizmat që mbahen brenda qeverisë, të cilat SPAK i quan korrupsion, vijnë kryesisht nga dosjet e lexuara nga zyrtarë si Ahmetaj, Veliaj dhe zv/kryeministrja.

“Një qeveri që kontrollon çdo kontratë dhe çdo tender është shembulli i procedurave të korruptuara. Buxheti është han pa porta, nuk ka vlerë asnjë proces buxhetor. Buxheti ndryshohet dhe s’ka vlerë,” tha Tabaku./Dosja.al

jorida tabaku

Sondazh

Poll