Aktualitet

"Kishte frikë se e vrisnin më vonë"/ ‘Plumbi i Artë’, vrasja e Elvis Dedajt, shoku i viktimës dëshmon në GJKKO: Mes Festimit dhe Elvisit kishte një hatërmbejtje për një vajzë

Gjini thotë se marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira dhe se e vetmja mosmarrëveshje që kishin, ishte për nja vajzë. Gjithashtu ai deklaroi se Fatmira është përkujdesur për djemtë dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vrarë. Gjini tregon se është takuar me Festimin pas vrasjes së Elvisit, dhe se ai kishte frikë se mos e vrisnin.

6 Nëntor 2025, 12:23 Nga E. D
"Kishte frikë se e vrisnin më vonë"/ ‘Plumbi
Elvis Dedaj

TIRANË- Seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ po zhvillohet sot në GJKKO, ku po dëshmon njëri prej të pandehurve, Agim Gini. Ky i fundit po deklaron para togave të zeza detaje për vrasjen e Elvis Dedajt në vitin 2012 dhe të nënës Fatmira Dedaj një vit më vonë në Durrës. Gjatë dëshmisë, Gini tregon se ka punuar në pikën e karburantit që ishte në pronësi të Elivist dhe Festim Qolit.

Më tej, Gjini thotë se marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira dhe se e vetmja mosmarrëveshje që kishin, ishte për nja vajzë. Gjithashtu ai deklaroi se Fatmira është përkujdesur për djemtë dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vrarë. Gjini tregon se është takuar me Festimin pas vrasjes së Elvisit, dhe se ai kishte frikë se mos e vrisnin.

Po ashtu ai shprehet se deri më sot ka pas marrëdhënie të mira me Festimin dhe pas vrasjes së Fatmira Dedës, Festimin e ka parë me automjet tip Lincoln. Ai tregon edhe detaje te tjera, ku thotë se Elvisi ishte ortak me Festimin, menaxher ishte Kujtim Hasa. 

"Kam qenë furnitor në një pikë karburanti në dalje të Shkozetit. Më punësoi Festim Qoli, me të u njoha në shkollë në 8-vjeccare. Elvis Dedjan e kam pas njohur, e kishim mik unë dhe Festimi. Elvisi ishte ortak me Festimin, menaxher ishte Kujtim Hasa. Gjatë kohës që punoja në karburant kishte një hatërmbejtje për një vajzë, mes Festimit dhe Elvisit. Elvisit i thërrisnin “Loshi”, ai punonte me lloj lloj gjërash. Me drogë.

Për vrasjen e Elvis Dedja e dëgjova te karburanti, erdhi policia dhe më arrestoi. Jam takuar me Festim Qolin pas vrasjes së Elvisit, disa dite pas ngjarjes. Festim Qoli është thirrur në polici për këtë çështje. Fatmira Habilin, nënën e Elvisit e njihja, e kam takuar , i kam bërë yzmet dhe na ka bërë. Ajo vinte rrallë në karburant. Fatmira nuk më ka thëne se ku dyshonte për vrasjen e të birit. Rrinte me Festimin, marrëdhëniet i kishte të mira. Elvisi ka pasur një BMË. Festim Qoli ishte pronar i biznesit bashkë me Elvisin. Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë shumë të mira.

Nuk shkonin mirë vetëm për punën e femrës. Nuk donte që Elvisi ta merrte atë sepse kishte shkuar Festimi me të. Nuk e di kush e vrau. Ditën që ndodhi ngjarja, unë kisha babain pa qejf që më ndërroi jetë pas disa ditësh, kam qenë të shumica ne supermarket mora ushqime për ti dërguar te lokali. Pika e karburantit kishte dhe lokal, mora ujë kafe… pastaj më arrestoi policia. Kujtim Hasa punonte në lokal, kishte dhe punonjës të tjerë nuk më kujtohen emrat. Vrasja ndodhi në Malin e Robit, nuk shkova në vendngjarje. Për gjysmë ore e mora vesh ngjarjen.

 I kisha takuar dhe viktimën dhe Festimin, te karburanti. Petrit Qoli vinte te karburanti e takonim përditë. Më shoqëruan ditën e ngjarjes dhe më morën në pyetje në polici. Na morën shenjat e gishtave, na morën dëshminë dhe kaq. Festimin e takova pas vrasjes, folëm për ngjarjen. Ai kishte frikë për ngjarjen që ndodhi, kishte hall se mos vriste njeri dhe atë. U paraqit dhe Festimi në polici për tu pyetur. Deri më sot, kam pas marrëdhënie të mira me Festimin, para se të arrestohesha. Pas vrasjes së Fatmira Dedës, Festimin e kam parë me automjet tip Lincoln,"Agim Gjini./Dosja.al

elvis dedaj

Sondazh

Poll