Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Bathore/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, vihen në pranga autori! 24-vjeçari jashtë rrezikut për jetën (EMRAT)

Blutë bëjnë se autori i ngjarjes është identifikuar si Doaldo Bajrami dhe është vënë në pranga. Ndërkohë po vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

6 Nëntor 2025, 09:01 Nga E. D
Plagosja me armë zjarri në Bathore/ Zbardhet DINAMIKA e
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari, Elvis Visha. Blutë bëjnë se autori i ngjarjes është identifikuar si Doaldo Bajrami dhe është vënë në pranga. Ndërkohë po vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe më pas i riu është qëlluar në krah.  Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur dje, në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar. Identifikohet, kapet dhe vihen në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, një shtetas që ishte plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan menjëherë punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve profesionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:

D. B., 24 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri. Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

plagosja me armë zjarri në bathore policia doaldo bajrami elvis visha

Sondazh

Poll