Politike

"Do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës"/ Debate në Kuvend, Balla- Berishës: Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në foltore...

Balla theksoi se ky sulm i përsëritur prej 35 vitesh kundra ambasadorëve të SHBA, të vendeve mike, të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe parimet e Shqipërisë që brenda 2030 do jetë pjesë e BE.

6 Nëntor 2025, 10:43 Nga E. D
"Do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit
Taulant Balla 

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla kritiko ashpër Kryedemokratin Sali Berisha, pasi sipas tij sulmoi ambasadorin e BE  Silvio Gonzato. Balla theksoi se ky sulm i përsëritur prej 35 vitesh kundra ambasadorëve të SHBA, të vendeve mike, të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe parimet e Shqipërisë që brenda 2030 do jetë pjesë e BE.

"Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur prej 35 vitesh kundra ambasadorëve të SHBA, të vendeve mike, të BE, bie ndesh me parimet e Konventës së Vjenës dhe parimet e Shqipërisë që brenda 2030 do jetë pjesë e BE, pavarësisht orientimit tuaj aspak në favor të kësaj aspirate europiane. Do të depozitojmë kërkesë pranë Komisionit të Etikës që deputeti në fjalë të japë shpjegime," tha Taulant Balla./Dosja.al

taulant balla 

Sondazh

Poll