Politike

Buxheti për vitin 2026/ Taulant Balla: Ta miratojmë brenda 15 dhjetorit, rriten pagat dhe pensionet

Balla foli dhe se si do të ndahet buxheti për pensionistët, duke u shprehur dhe se do të përfitojë edhe Policia e Garda.

6 Nëntor 2025, 10:29 Nga I.A
Buxheti për vitin 2026/ Taulant Balla: Ta miratojmë brenda 15
Taulant Balla

TIRANË- Kreu socialist i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se buxheti për vitin 2026 duhet të miratohet para 15 dhjetorit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla deklaroi se me këtë buxhet do të rriten pagat dhe pensionet. Balla foli dhe se si do të ndahet buxheti për pensionistët, duke u shprehur dhe se do të përfitojë edhe Policia e Garda.

“Pensioni urban të shkojë 40 mijë lekë, mesatarisht 22 mijë lekë. Pensioni rural, në 2013 nuk ekzistonte, ne synojmë ta çojmë në 18 mijë lekë. Nga janari 2026, pensionet do rriten çdo muaj. Këtu nuk përfshihet bonusi dhe indeksimi. Pensioni urban, për ata me vite të plota, do rritet çdo muaj 1800 lekë. Nga 1 janari 2026, falë këtij buxheti rritet paga minimale, për 307 mijë punonjës në këtë vend, shkon 500 euro. Jo vetëm paga minimale, janë edhe paga të tjera në sektorin shtetëror. Edhe për Policinë e Shtetit. Ministri i Financave bëri prezantimin siç e përcakton rregullorja, në Konferencën e Kryetarëve. I ftoj kolegët ta miratojmë kalenderin e posaçëm të këtij buxheti”, tha Balla./Dosja.al 

taulant balla

Sondazh

Poll