Politike

"Ka dalë nami që jemi të dhunshëm"/ Rama me batuta ndaj rektorit austriak: Kur të duam, të duam pa kushte, s’ke nga lëviz

Rama me humor tha se ka dalë nami që jemi të dhunshëm, por shtoi me ironi kur të duam, të duam pa kushte.

6 Nëntor 2025, 09:59 Nga E. D
"Ka dalë nami që jemi të dhunshëm"/ Rama me batuta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një ceremonie vleresimi me rektorin e Universitetit të BOKU në Austri, Hubert Hasenauer, nuk i la mënjanë as batutat. Rama me humor tha se ka dalë nami që jemi të dhunshëm, por shtoi me ironi kur të duam, të duam pa kushte.

Rektori Hasenauer e priti batutën me buzëqeshje, ndërsa takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll