Politike

"Ka figura që bashkuan jo vetëm dijen, por edhe gjakun..."/ Nderimi i Hubert Hasenauer, Rama: Falë jush Universitetit Bujqësor i rilindi dëshira dhe pasioni

I pranishëm në ceromoninë e nderimit, Rama tha se Ausria nuk e ka murrë Shqipërinë si një periferi, por e pa si një dritë që nuk duhet të fiket.

6 Nëntor 2025, 09:53 Nga E. D
"Ka figura që bashkuan jo vetëm dijen, por edhe gjakun..."/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se se falë kontributit të Hasenauer, Universitetit Bujqësor i rilindi dëshira dhe pasioni. I pranishëm në ceromoninë e nderimit, Rama tha se Ausria nuk e ka murrë Shqipërinë si një periferi, por e pa si një dritë që nuk duhet të fiket. Kryeministri theksoi më tej se 'ka figura që bashkuan jo vetëm dijen, por edhe gjakun në përpjekjen tonë për të mbijetuar, si gjenerali Baska, që la traktat strategjie për disiplinën dhe nderin'.

Bashkarisht e quajtën Shqipërinë një komb i vogël me shpirt të madh. Ausria nuk e ka murrë Shqipërinë si një periferi, por e pa si një dritë që nuk duhet të fiket. Në kontaktin e parë me Austrinë, qoftë si individ, qoftë si zyrtar, e kam ndjerë këtë gjë. Është filli i gjatë që lidhet me Shqipërisë dhe Austrisë. Kjo është një frymë që vazhdon edhe në ditët tona. Ka figura që bashkuan jo vetëm dijen, por edhe gjakun në përpjekjen tonë për të mbijetuar, si gjenerali Baska, që la traktat strategjie për disiplinën dhe nderin.

Apo siç është inxhineri Karl Gega. Apo Aleksandër Moisiu, aktori shqiptar që është në panteonin e teatrit austriak. Edhe në rrënjët e austrikacisë së re austriake, ka pak gjak të mirë shqiptari. Falë kontributit tuaj profesor, universiteti bujqësor i ka lindur ambicia, i ka lindur dëshira dhe pasioni. I ka rilindur besimi, që mbështetet te një trupë akademike që individualisht i ka vlerat, por kolektivisht e kishte të vështirë të mblidhej dhe të ndihej e bashkuar për një qëllim. Ju jeni pjesë e jona”, theksoi ai./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll