Politike

"Shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria"/ Berisha: Duhet të merremi në mënyrë përfundimtare me Ramën

Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës nuk la pa përmenduar as mesazhet e zv.kryeministres Belinda Balluku me Ervis Berberi. 

6 Nëntor 2025, 10:32 Nga E. D
"Shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të
sali berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se beteja kundër projektligjit do të çojë drejtpërdrejt te Kryeministria dhe se përgjegjës për këtë iniciativë është Kryeministri Edi Rama. Duke folur para mediave, Berisha akuzoi ministren dhe autorët e ligjit si produkte të ndikimit të George Soros dhe i quajti “klike sorosiane”, duke i cilësuar përpjekjet për të ndryshuar konceptin e familjes si një “transfigurim” i vlerave shqiptare. Lideri i opozitës nuk la pa përmenduar as mesazhet e zv.kryeministres Belinda Balluku me Ervis Berberi. 

"Pyetja juaj është shumë e drejtë absolutisht. Por ne shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria. Kundër këtij personi që ka marrë përsipër të transfigurojë familjen shqiptare për konceptet që ka për familjen. Kësaj klike sorosiane, se edhe ajo që ka prurë ligjin, është produkt laboratorik i Sorosit, po, po ajo ministrja që merr përsipër të sjellë një ligj të tillë.

Kështu që beteja jonë është me një person dhe vetëm një person dhe ky është Edi Rrama. Me kukullat e tij ne nuk do merremi më. Sepse kukullat e tij janë mjerane. Lexoni pak mesazhet që Lubia i dërgonte Ervis Berberit, që të gjitha ishin të diktuara nga Edi Rama. Ndaj dhe ne duhet të merremi në mënyrë përfundimtare me Edi Ramën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll