Politike

 "Shteti juaj që krijuat, Diella, e Albania"/ Zhupa- socialistëve: Dixhitalizimi qenkan sms, kjo është Shqipëria...

Zhupa komentoi edhe mungesën e zv.kryeministres, Belinda Ballukut sot në seancë.

6 Nëntor 2025, 10:36 Nga E. D
 "Shteti juaj që krijuat, Diella, e Albania"/ Zhupa-
 Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa duke folur nga foltorja e Kuevendit tha se shteti që krijoi Edi Rama është Diella, e Albania dhe kjo është Shqipëria dixhitale dhe shqipëria e SMS. Zhupa komentoi edhe mungesën e zv.kryeministres, Belinda Ballukut sot në seancë. Zhupa iu drejtua socialistëve duke u thënë se ku e kanë zv.kryeministren, e cila pak ditë më parë u mor e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë.

“Ku e keni sot zv kryeministren e Shqipërisë, atë që u shqetësua nga epitetet e zotit Balliu apo se ndjente rivalite se kush i jepte epitet më të spikatura kryeministrit. Ku e keni drejtuesen politike të 10 qarqeve? Pse nuk e keni këtu të bëjë interpelancën me kolegun Balliu. T’i japë llogaritë shqiptarëve se ku janë paratë e tyre, këto para të buxhetit që doni t’i kaloni pa paketë fiskale vetëm që të vidhni. Kjo nuk është ajo që duan shqiptarët. 

Kush do ta marrë si do ta marrë. Anuloje këtë, e fut këtë. Shteti juaj që krijuat, Diella, e Albania kur do t’i bëjë sms e zv kryeministrit. Kjo është Shqipëria dixhitale, shqipëria e SMS. Dixhitalizimi qenkan sms. Shqipëria e sms. Ky është shteti i e-maileve nga të kërkuarit dhe i sms-ve nga të arrestuarit," tha Zhupa./Dosja.al

 ina zhupa

Sondazh

Poll