Politike

Ceremonia e nderimit të rektorit të Universitetit Boku të Vjenës/ Rama: Moment simbolik, nxjerr në pah lidhjet austriako-shqiptare

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se ky është një moment simbolik, që nxjerr në pah lidhjet austriako-shqiptare.  Ndër të tjera kryeministri tha se ky duhet të jetë rasti i parë kur dikush shkon të marrë një medalje dhe nga fjalët e rastit merr dy.

6 Nëntor 2025, 09:42 Nga E. D
Ceremonia e nderimit të rektorit të Universitetit Boku të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e nderimit të profesor Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit të BOKU në Austri, duke i dorëzuar Yllin për Mirënjohje Publike. Ky çmim njihet si shenjë e përkushtimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe transformimin e UBT.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se ky është një moment simbolik, që nxjerr në pah lidhjet austriako-shqiptare.  Ndër të tjera kryeministri tha se ky duhet të jetë rasti i parë kur dikush shkon të marrë një medalje dhe nga fjalët e rastit merr dy.

“Ky duhet të jetë rasti i parë kur dikush shkon të marrë një medalje dhe nga fjalët e rastit merr dy. I dashur profesor, i nderuar miku im dhe mik e koleg i të pranishmëve, unë besoj se kjo e sotmja nuk është thjesht një ceremon nderimi për një individ që e Mmeriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra, dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare, në një spirale të përbashkët vlerash si dija, përkushtimi dhe dashuria për tokën, e vetë njeriut.

Nuk do të mjaftonte dot hapësira e një fjale të tillë për të përshkruar të gjithë këtë rrugëtim sa të shkurtër aq edhe kuptimplotë që na lidh së bashku por pata dëshirë sot i nderuar professor t’ju them se ju i bashkoheni një kostelacioni yjesh që nga Austria kanë xixëlluar mbi qiellin e Shqipërisë", tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll