5 Nëntor 2025, 23:03
Nga M.L
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn nuk ka ndikim mbi hetimet që po zhvillon SPAK. Gjatë një interviste për emisionin “Trialog”, ai sqaroi se vendimmarrjja e Kushtetueses nuk lidhet në asnjë mënyrë me masën e sigurisë apo procedurat penale që SPAK ka në proces ndaj Veliajt.
Sakaq ai theksoi se SPAK nuk ndjek axhenda politike në ndjekjen penale apo hetimin e zyrtarëve të lartë.
“Gjykata Kushtetuese ka pasur objekt tjetër për shqyrtim vendimin për shkarkimin dhe dekretin e presidentit. Nuk ka asnjë lidhje me çështjen që po ndjekim penalisht dhe nuk ka asnjë ndikim në hetimet tona apo edhe në masën e sigurisë që rëndon ndaj z. Veliaj. Nuk dua të futem në detaje është gjykata ajo që vendos që nëse vazhdojnë të ekzistojnë kriteret e caktimit të masës së sigurisë, kritere që përcaktohen nga Kodt i Procedurës Penale.
“Ne nuk kemi axhendë politike dhe si institucion para se të ngremë një akuzë apo para se t’i drejtohemi gjykatës me kërkesë për caktim mase, nuk matim temperaturat politike. Çdo prokuror i posaçëm fokusohet te provat dhe nëse provat janë mjaftueshme dhe nëse përcaktohen edhe kriteret apo kushtet për të caktuar një masë sigurimi ne i drejtohemi gjykatës dhe ju prezantoni rastet të cilët janë hetuar me masë sigurimi por ka raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë pavarësisht përkatësive politike”, tha Dumani./ Dosja.al
altin dumani spak erion veliaj gjykata kushtetuese
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:59
M.L
Altin Dumani, foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet sot mbi pengjet e tij gjatë tre viteve në krye të Prokur...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:48
M.L
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani theksoi...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:44
M.L
Altin Dumani, foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot se që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 330 milionë euro pas...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:38
M.L
Altin Dumani, foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli për sfidat operative të Prokurorisë së Posaçme sot,...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:32
M.L
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur për funksionimin dhe prioritetet e institucionit që drejton. Gjatë një in...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:16
M.L
Foto nga emisioni
Mbetjet farmaceutike që gjenerohen në familje janë një problematikë e cila është e dukshme në ven...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:15
M.L
Foto nga emisioni
Në Shqipëri, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, 16 kompani kanë leje mjedisore për trajtimin ose t...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:01
M.L
Pamje nga vendngjarja
GJIROKASTËR- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në tunelin e Sk&eu...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 21:36
M.L
Foto nga emisioni
Metodat më të zakonshme të trajtimit të mbetjeve spitalore të rrezikshme janë nëpërmjet incinerim...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 21:35
M.L
Foto nga emisioni
Për të kuptuar abuzimin me mbetjet e rrezikshme spitalore, mjafton të ndjekësh rutinën e përditshme pran&eu...