5 Nëntor 2025, 22:48
Nga M.L
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani theksoi rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë nga ndikimet politike, duke e cilësuar si arritjen kryesore të Reformës në Drejtësi. Gjatë intervistës për emisionin “Trialog”, ai vuri në pah se pavarësia e prokurorëve të SPAK-it, si nga drejtuesit brenda prokurorisë, ashtu edhe nga faktorë të jashtëm, ka qenë vendimtare për funksionimin e institucionit.
Dumani shtoi se kjo pavarësi, e garantuar nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, kontribuon në efektivitetin e ndjekjes penale dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e shoqëruar gjithashtu me llogaridhënie. Sa i përket raportimit në Kuvend, Dumani theksoi se ligji aktual nuk e parashikon qartë këtë, pasi drejtuesi i SPAK zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe jo nga Kuvendi.
“Vlerësoj se duhet ruajtur kjo pavarësi ndaj institucionit të prokurorisë. Aktualisht kjo pavarësi është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe nga ligjet e tjera. Të ruhet, pasi kontribuon në pasjen e ndjekjes penale, si dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo pavarësi shoqërohet edhe me llogaridhënie.
Unë pavarësisht seancave të gjata, pyetjeve që nuk duhet të bëhen, vlerësoj që deputetët kanë në të drejtën e tyre që të informohen për punën e institucionit, të adresojnë shqetësimet që kanë ata në raport me vijueshmërinë e institucionit“, tha Dumani.
altin dumani spak raportimi ne kuvend
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:44
M.L
Altin Dumani, foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot se që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 330 milionë euro pas...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:38
M.L
Altin Dumani, foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli për sfidat operative të Prokurorisë së Posaçme sot,...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:32
M.L
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur për funksionimin dhe prioritetet e institucionit që drejton. Gjatë një in...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:16
M.L
Foto nga emisioni
Mbetjet farmaceutike që gjenerohen në familje janë një problematikë e cila është e dukshme në ven...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:15
M.L
Foto nga emisioni
Në Shqipëri, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, 16 kompani kanë leje mjedisore për trajtimin ose t...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:01
M.L
Pamje nga vendngjarja
GJIROKASTËR- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në tunelin e Sk&eu...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 21:36
M.L
Foto nga emisioni
Metodat më të zakonshme të trajtimit të mbetjeve spitalore të rrezikshme janë nëpërmjet incinerim...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 21:35
M.L
Foto nga emisioni
Për të kuptuar abuzimin me mbetjet e rrezikshme spitalore, mjafton të ndjekësh rutinën e përditshme pran&eu...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 21:32
M.L
Foto nga emisioni
Në çdo spital të vendit, çdo ditë prodhohen mbetje spitalore. Nëse ato nuk trajtohen sipas standardeve,...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 20:19
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar menjëherë p&...