Aktualitet

Qëndroi në krye të Prokurorisë së Posaçme për 3 vite! A ka pengje kreu i SPAK? Dumani: Patjetër, sa herë i kthehem punës sime...

Dumani shtoi gjithashtu se, edhe nëse do të kishte mundësi të kthehej pas, do të pranonte sërish të drejtonte SPAK për vetëm një mandat dhe jo më shumë, duke e cilësuar drejtimin e këtij institucioni si arritjen më të madhe të karrierës së tij.

5 Nëntor 2025, 22:59 Nga M.L
Qëndroi në krye të Prokurorisë së Posaçme
Altin Dumani, foto nga emisioni

TIRANA-  Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet sot mbi pengjet e tij gjatë tre viteve në krye të Prokurorisë së Posaçme. Gjatë intervistës për emisionin "Trialog", ai pranoi se disa situata mund t’i kishte menaxhuar ndryshe, por nuk deshi të zbulojë detaje konkrete.

Dumani shtoi gjithashtu se, edhe nëse do të kishte mundësi të kthehej pas, do të pranonte sërish të drejtonte SPAK për vetëm një mandat dhe jo më shumë, duke e cilësuar drejtimin e këtij institucioni si arritjen më të madhe të karrierës së tij.

PyetjeA mund të konsideroni publikisht një prej pengjeve të prealizuara nëse keni një të tillë nën drejtim të SPAK?

Altin DumaniPengje, nuk do thoja pengje, por patjetër sa herë i kthehem punës sime, ndoshta disa situata, jo vetëm me hetimin, mund t'i kisha menaxhuar më mirë.

PyetjeA dini të më thoni një të tillë?

Altin DumaniNuk mund t'ua them, por përgjithësisht jam përkushtuar me mish dhe me shpirt në ushtrimin e funksionit. Pata privilegjin të isha drejtues i Prokurorisë së Posaçme. Unë e quaj si arritjen më të madhe të karrierës sime. Në të njëjtën kohë, siç e konsideroj privilegj, isha i vetëdijshëm për detyrimin që kisha për tu angazhuar 100 për qind, ditë natë në drejtimin e institucionit. Nëse kthehem pas, po, do rikandidoja vetëm për një mandat, por jo për një mandat të dytë.

altin dumani spak

Sondazh

Poll