Orët me diell do të mbizotërojnë, parashikimi i motit për sot
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do ...
Aktet administrative dërgohen elektronikisht me nënshkrim elektronik, duke zëvendësuar shërbimet postare. Tatimpaguesit detyrohen të deklarojnë adresën elektronike. Këto ndryshime synojnë uljen e kostove, rritjen e efikasitetit dhe transparencës në njoftime.
TIRANË- Në paketën fiskale 2026 qeveria ka bërë rreth 13 ndryshime në ligjin e proceduarve tatimore, të cilat prekin mënyrën e administrimit, komunikimit dhe formalizimit fiskal në vend dhe reduktimit të parasë cash: Më poshtë 13 ndryshimet e përmbledhura.
1- Digjitalizimi i plotë i komunikimit me tatimpaguesit
Aktet administrative dërgohen elektronikisht me nënshkrim elektronik, duke zëvendësuar shërbimet postare. Tatimpaguesit detyrohen të deklarojnë adresën elektronike. Këto ndryshime synojnë uljen e kostove, rritjen e efikasitetit dhe transparencës në njoftime.
2-Tatimi mbi veprimtaritë online
Në ndryshimet e reja saktësohet se veprimtaria ekonomike përfshin edhe aktivitetet e ushtruara në internet, që i nënshtrohen regjistrimit dhe tatimit.
Subjektet online detyrohen të publikojnë në faqet e tyre NIPT-in, emrin, adresën dhe kontaktet.
Parashikohet pezullimi i faqes së internetit në rast mosrespektimi si një masë e re për formalizimin e tregtisë online.
3-Zgjerim i masave kundër subjekteve të paregjistruara
Përveç gjobës ekzistuese, aplikohen edhe masa të tjera administrative (përfshirë rivlerësimin e TVSH-së për mallrat pa faturë). Me këtë ndryshim synohet trajtimi të barabartë dhe ndëshkim i plotë për aktivitetet informale.
4- Ulja e kufirit për pagesat me para në dorë
Ndërmjet bizneseve i transaksioneve cash bie nga 150,000 lekë në 100,000 lekë.
Ndërmjet individëve dhe subjekteve ekonomike: vendoset për herë të parë kufi 500,000 lekë. Ky ndryshim synon nxitjen e pagesave përmes sistemit bankar dhe reduktimin e evazionit fiskal.
5-Detyrim për pajisje me terminale “POS”
Të gjithë tatimpaguesit që kryejnë pagesa cash duhet të pajisen me POS, sipas afateve ligjore:
Strukturat akomoduese, transporti, institucionet publike: deri më 30 maj 2026.
Tatimpaguesit e tjerë: deri më 31 dhjetor 2026.
Parashikohen përjashtime për zonat pa internet, subjektet e përjashtuara nga fatura, ose të vetë-punësuarit pa TVSH.
Masa shoqërohet me ulje të tarifave bankare dhe oferta si POS falas për 12 muaj nga MasterCard.
6-E drejta e individëve për korrigjim të deklaratës vjetore
Tatimpaguesit individë mund të korrigjojnë deklaratën vjetore te të ardhurave brenda 6 muajve nga data e dorëzimit, po jo më shumë se dy herë.
Reduktohet gjithashtu afati për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara nga 36 muaj në 24 muaj. Ndryshimet synojnë saktësi më të madhe dhe shmangie të abuzimeve.
7-Deklaratat e TVSH-së plotësohen automatikisht
Nëse tatimpaguesi nuk e dorëzon deklaratën brenda afatit, sistemi elektronik i tatimeve e plotëson automatikisht brenda 24 orëve, bazuar në librat e shitjeve dhe blerjeve. Tatimpaguesi mban përgjegjësinë dhe ka të drejtën ta korrigjojë më pas.
Masa synon shmangien e mosdorëzimit të deklaratave dhe rritjen e përputhshmërisë fiskale.
8-Pezullimi i rimbursimeve të TVSH-së gjatë hetimeve penale
Në rast se tatimpaguesi është subjekt hetimi për mashtrim ose fshehje të të ardhurave, kërkesa për rimbursim të TVSH-së pezullohet. Dispozita formalizon praktikën ekzistuese të administratës tatimore, sipas rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
9-Procedura të reja për shitjen e pasurisë së konfiskuar
Procedurat për shitjen e pasurisë së konfiskuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Financave. Korrigjohet referenca institucionale për Agjencinë e Kadastrës, tashmë nën varësi të Kryeministrisë.
10-Hetimi Tatimor fiton kompetenca për vlerësim paraprak
Njësitë e Hetimit Tatimor mund të kryejnë vlerësim tatimor paraprak në rastet e fshehjes së të ardhurave, me autorizim nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Kjo masë synon përshpejtimin e hetimeve dhe ruajtjen e provave materiale.
11-Përjashtimi nga kamatëvonesat për institucionet publike
Kur mosrespektimi i afateve vjen për shkak të akteve me efekte prapavepruese ose vendimeve gjyqësore, institucionet publike nuk penalizohen me kamatëvonesë.
12-Sanksione të reja për prodhuesit e softuerëve fiskalë
Vendosen gjoba administrative ndaj prodhuesve dhe mirëmbajtësve të softuerëve fiskalë që refuzojnë bashkëpunimin me administratën tatimore gjatë hetimeve apo verifikimeve. Ndryshimi synon ruajtjen e integritetit të sistemit të fiskalizimit.
13-Thjeshtim procedurash administrative
Shfuqizohet detyrimi për publikimin e listës së subjekteve joaktive (neni 4), pasi sistemi i fiskalizimit tashmë e kontrollon automatikisht këtë proces./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do ...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn nuk ka ndikim mbi hetimet që...
Altin Dumani, foto nga emisioni TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet sot mbi pengjet e tij gjatë tre viteve në krye të Prokur...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani theksoi...
Altin Dumani, foto nga emisioni TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot se që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 330 milionë euro pas...
Altin Dumani, foto nga emisioni TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli për sfidat operative të Prokurorisë së Posaçme sot,...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur për funksionimin dhe prioritetet e institucionit që drejton. Gjatë një in...
Foto nga emisioni Mbetjet farmaceutike që gjenerohen në familje janë një problematikë e cila është e dukshme në ven...
Foto nga emisioni Në Shqipëri, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, 16 kompani kanë leje mjedisore për trajtimin ose t...
Pamje nga vendngjarja GJIROKASTËR- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në tunelin e Sk&eu...