Sport

“Xixa” midis Juricit dhe Lookman, ndërhyn pankina për të shmangur konfrontimin fizik! Ja çfarë ndodhi - VIDEO

Juric dhe Lookman u përfshi në një shkëmbim të ashpër kur sulmuesi nigerian u zëvendësua. Ja detajet e incidentit.

6 Nëntor 2025, 07:30 Nga DOSJA

“Xixa” midis Juricit dhe Lookman, ndërhyn pankina për

ITALI - Në minutën e 69-të të ndeshjes ndaj Marsejës, Atalanta shënoi falë një lëvizjeje të mirëorganizuar të ekipit, e cila u finalizua me saktësi nga Ademola Lookman. Aksioni dukej i destinuar të thyente barazimin dhe të shpërblente lojën cilësore të ekipit të Bergamos.

Megjithatë, incidenti u vu menjëherë në pikëpyetje: pasimi vendimtar i Krstović erdhi nga një pozicion jashtë loje. Pas ndërhyrjes së VAR, gjyqtari e anuloi golin, duke e lënë Atalantën me një shije të hidhur në gojë dhe duke e çuar rezultatin përsëri në barazim.

Pak më vonë, trajneri Ivan Juriç zgjodhi të bëjë një ndryshim taktik, duke zëvendësuar Lookman me Musah. Vendimi nuk u prit mirë nga sulmuesi nigerian, i cili shprehu pakënaqësinë e tij me një shkëmbim të shkurtër dhe të nxehtë me trajnerin në stol, teksa po dilte nga fusha e blertë. Shikojeni videon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll