Sport

VIDEO / Qarabak befason Kampionët e Botës, 2-2 përballë Chelsea!

Skuadra azere barazoi me Chelsea në sfidën e javës së 4-t të kompeticionit me rezultatin 2-2 dhe tani të dyja skuadrat janë me 7 pikë dhe brenda zonës së playoffit.

5 Nëntor 2025, 22:11 Nga DOSJA
VIDEO / Qarabak befason Kampionët e Botës, 2-2 përballë

AZERBAIXHAN - Qarabag vijon të surprizojë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Skuadra azere barazoi me Chelsea në sfidën e javës së 4-t të kompeticionit me rezultatin 2-2 dhe tani të dyja skuadrat janë me 7 pikë dhe brenda zonës së playoffit.

Chelsea e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa në minutën e 17 mori avantazhin në 1-0 me të riun Estevao. Por Qarabag reagoi dhe 12 minuta më vonë skuadra azere barazoi rezultatin në 1-1. Por surprizat në këtë përballje nuk mbaruan këtu, sepse në minutën e 39, Qarabag i dha një goditje tjetër skuadrës së Enzo Marescas duke përmbysur rezultatin në 2-1  me golin e shënuar nga Marko Jankovic nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Në fillimin e pjesës së dytë u shfaq Alejandro Garnacho që në minutën e 53 shënoi për Chelsean golin e barazimit 2-2, një rezultat që mbeti i tillë deri në fundin e sfidës me skuadrat që morën nga 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll