Sport

Kuqezinjtë e Shqipërisë do të stërvitet në Barcelonë, për të tentuar fitoren në Andorra...

Kombëtarja shqiptare gjatë muajit nëntor do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin K, ndaj Andorrës (13) dhe Anglisë (16).

5 Nëntor 2025, 20:30 Nga DOSJA

Kuqezinjtë e Shqipërisë do të stërvitet në

TIRANE - Departamenti i medias ka publikuar programin e ekipit kombëtar për muajin nëntor.

Kështu trajneri Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor. Më pas, ai do të dalë në konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.

Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë. Ndeshja Andorra - Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K me 11 pikë.

Kuqezinjtë e Shqipërisë do të stërvitet në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll