Sport

VIDEO / City nuk ndalet më, shkatërron këdo që i del para, Barcelonës i shpëton 'lëkurën' VAR-i në fund!

U mbyll dhe java e katërt e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve Evropianë, ku disa skuadra siguruan fitore të rëndësishme në garën për kualifikim.

5 Nëntor 2025, 23:10 Nga DOSJA
VIDEO / City nuk ndalet më, shkatërron këdo që i del para,

ANGLI - U mbyll dhe java e katërt e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve Evropianë, ku disa skuadra siguruan fitore të rëndësishme në garën për kualifikim. Spektakli nuk mungoi, me gola dhe surpriza në disa prej ndeshjeve më të pritura të mbrëmjes. Manchester City triumfoi 4-1 kundër Dortmund në atë që cilësohej si kryesfida e mbrëmjes.

Barcelona ka dështuar të fitojë në Belgjikë kundër Club Brugge, në takimin e javës së 4-të të fazës së ligës në Champions, ku u shënuan 6 gola. Sfida nisi mjaft keq për katalanasit, me Tresoldin që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 6-të të takimit, por pas dy minutash Ferran Torres riktheu baraspeshën.

Gjithsesi, gjërat u vështirësuan sërish për të besuarit e Flick, të cilët e pësuan sërish në minutën e 17-të, kësaj radhe nga Forbs. Në pjesën e dytë, Lamine Yamal u “zgjua” dhe riktheu baraspeshën në minutën e 61-të, por katalanasit e pësuan sërish pas tre minutash, përsëri nga Forbs. Ishte Yamal i cili mori sërish situatën në duar, i cili në minutën e 77-të, me një krosim në zonë, detyroi Tzolis të shkaktonte një autogol.

Vendasit shënuan sërish në fillimin e kohës shtesë, por pas ndërhyrjes së VAR, gjyqtari Anthony Taylor e anuloi për një faull ndaj portierit. Kështu Barcelona mori një pikë të vuajtur në transfertë, duke shkuar kështu në kuotën e 7 pikëve, në vendin e 11-të.

Interi arriti një fitore të rëndësishme në Champions, por me vuajtje kundër debutuesve të Kairat Almaty, me zikaltrit që triumfuan 2-1. Sfida e luajtur në “San Siro” u menaxhua mirë nga kazakët, por mbrojtja e tyre u thye në fundin e pjesës së parë nga Lautaro Martinez. 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Arad shtangu zikaltrit dhe barazoi sfidën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll