Sport

Djali i Leo Messit mbush 13 vjeç dhe feston ditëlindjen me ngjyrat dhe logon e Barçës

Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo festuan ditëlindjen e Thiagos me një festë kushtuar ngjyrave të Blaugranave dhe shpirtit të Barcelonës.

5 Nëntor 2025, 20:00 Nga DOSJA

Djali i Leo Messit mbush 13 vjeç dhe feston ditëlindjen me ngjyrat

SHBA - Thiago Messi, djali i madh i Lionel Messit, festoi ditëlindjen me një festë të frymëzuar nga ish-ekipi i babait të tij.

Djali i superyllit argjentinas mbushi 13 vjeç më 2 nëntor dhe prindërit e tij u siguruan që kjo ditë e tij të ishte e paharrueshme. Festa ishte tërësisht blaugrana, me një zonë fotografish të frymëzuar nga "Camp Nou" dhe një tortë me ngjyrat dhe logon emblematike të Barcelonës.

Djali i Leo Messit mbush 13 vjeç dhe feston ditëlindjen me ngjyrat

Në rrjetet sociale, Lionel dhe Antonella ndanë pamje nga festimi, duke shkruar me emocion: "Sa e mrekullueshme është të të festojmë, Thiago! Të duam shumë".

Edhe pse familja Messi është larguar nga Barcelona prej katër vitesh, duket se shpirti dhe ngjyrat e katalanasve mbeten të gjalla në zemrat e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antonela Roccuzzo (@antonelaroccuzzo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll