Aktualitet

Sapo pa policinë mori armën dhe u "zhduk"! Kanosën me pistoletë fqinjin pas një konflikti në Shkodër, në pranga 37-vjeçari e bashkëautori shpallet në kërkim

Nga hetimet ka rezultuar se Meigan Brajoviç, 37 vjeç, dhe 22-vjeçari, kanë kanosur fqinjit të tyre, shtetasin E. K., duke përdorur armën e zjarrit.

5 Nëntor 2025, 16:36 Nga M.L
Sapo pa policinë mori armën dhe u "zhduk"! Kanosën me
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i dyshuar se në bashkëpunim me një 22-vjeçar kanë kërcënuar me armë zjarri pistoletë një fqinj gjatë një konflikti për motive të dobëta. Nga hetimet ka rezultuar se Meigan Brajoviç, 37 vjeç, dhe 22-vjeçari kanë kanosur fqinjit të tyre, shtetasin E. K., duke përdorur armën e zjarrit.

Sipas policisë, 22-vjeçari është shpallur në kërkim, pasi sapo konstatoi praninë e punonjësve të policisë, mori armën dhe u largua me vrap.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dyshohet se kanosën me armë zjarri pistoletë, fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari.

Punohet për kapjen e 22-vjeçarit dhe për gjetjen e pistoletës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Meigan Brajoviç, 37 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë.

22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodrës meigan brajoviç

Sondazh

Poll