Aktualitet

Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër

Një 24-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

5 Nëntor 2025, 14:34 Nga E.d
Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 24-vjeçari
Foto ilustruse

GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Një 24-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

24-vjeçari banues në Kavajë, është arrestuar menjëherë nga forcat blu. Ai është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë.
   
Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

abuzim seksual gjirokastër 24-vjeçari

Sondazh

Poll