Aktualitet

Astrit Kalaja kishte çështjen në dorë! Tensione e përplasje mes qytetarëve dhe policisë sot në Durrës, përmbarimi nis lirimin e ish-kabinave të plazhit

Trualli ku ndodhen ish-kabinat është përfshirë ndërkohë në procesin e kthim-kompensimit të pronave, duke sjellë përplasje të gjata ligjore mes ish-banoreve dhe pronarëve ligjorë. Në vitin 2013, Gjykata njohu të drejtën e pronësisë për familjen Tirana, duke mbyllur procesin gjyqësor në favor të saj.

5 Nëntor 2025, 16:24 Nga M.L
Astrit Kalaja kishte çështjen në dorë! Tensione e
Foto nga vendi

DURRËS- Banorët e ish-kabinave të plazhit pranë “Rrotës së Kuqe” në Durrës janë përballur sot me ekzekutimin e urdhrit të përmbarimit, duke u detyruar të largohen nga banesat ku kanë jetuar për më shumë se 30 vjet. Situata u shoqërua me tensione dhe lot, teksa familjet refuzonin të dorëzonin godinat që dikur u ishin dhënë si banesa sociale në vitin 1991.

Trualli ku ndodhen ish-kabinat është përfshirë ndërkohë në procesin e kthim-kompensimit të pronave, duke sjellë përplasje të gjata ligjore mes ish-banoreve dhe pronarëve ligjorë. Në vitin 2013, Gjykata njohu të drejtën e pronësisë për familjen Tirana, duke mbyllur procesin gjyqësor në favor të saj.

Pavarësisht vendimeve gjyqësore, disa familje nuk janë dorëzuar ende dhe vijojnë betejën ligjore për strehim. Ato pretendojnë se u është kërkuar të aplikojnë si të pastrehë për banesa të reja, ndërsa procesi në Gjykatën e Apelit është zvarritur pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili kishte në dorë çështjen./ Dosja.al

durres

Sondazh

Poll