Aktualitet

Iu gjetën armë dhe lëndë narkotike në banesë, arrestohen 3 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë në Gjirokastër

Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi iu gjetën një arsenal armësh dhe lëndë narkotike në banesat e tyre.

5 Nëntor 2025, 14:46 Nga E.d
Iu gjetën armë dhe lëndë narkotike në banesë,
Foto ilustruse

GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim, në Gjirokastër. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi iu gjetën një arsenal armësh dhe lëndë narkotike në banesat e tyre. Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash.

Njëri prej të arrestuarve rezulton të jetë me precedent penal, për trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka shoqëruar të arrestuarit drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po punon për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

DVP Gjirokastër/Sekuestrohen 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash(euro e lekë). Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Interruption”. Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të cilët posedonin sendet e kundërligjshme, në 3 banesa në lagjen “Zinxhira” dhe në fshatin Bënçë. Njëri prej të arrestuarve, me precedent për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan opëracionin “Interruption”.

Në kuadër të këtij operacioni: U arrestua shtetasi Ç. B., 57 vjeç (me precedent për trafikim të lëndëve narkotike), u arrestua djali i tij 14 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij, shtetasi E. B., 19 vjeç, pasi në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. U shpall në kërkim shtetasi A. B., 25 vjeç (djali i vëllait të 57-vjeçarit), pasi në banesën e tij, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 bajonetë, 300 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, municione luftarak, 10 000 euro dhe 100 000 lekë; U arrestua shtetasi A. S., 21 vjeç, pasi në banesën e tij, në fshatin Bënçë, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, E. B. dhe A. B. (kushërinj).Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

gjirokastër armë lëndë narkotike

Sondazh

Poll