Aktualitet

EMRAT/ Kultivonin lëndë narkotike, dënohen me gjithsej 14 vite burg katër shqiparët në Angli! Sekusetrohen 230 bimë

Ata u dënuan pasi më 3 qershor të vitit 2025, policia zbuloi dy njësi të mëdha kanabisi në zonën industriale Globe në Rectory Road, Grays.

5 Nëntor 2025, 15:36 Nga E.d
EMRAT/ Kultivonin lëndë narkotike, dënohen me gjithsej 14 vite
Foto ilustruse

ANGLI- Drejtësia angleze ka dënuar katër shqiptarë me 14 vite burg gjithsej. Ata u dënuan pasi më 3 qershor të vitit 2025, policia zbuloi dy njësi të mëdha kanabisi në zonën industriale Globe në Rectory Road, Grays. Policia gjeti 230 bimë narkotike me një peshë totale prej 46 kilogramësh dhe me një vlerë prej afërsisht 100,000 paund.

Autoritetet britanike thanë se një numër personash u arrestuan, në kuadër të zbulimit të këtij rasti. Katër shqiptarët e dënuar për përfshirje në prodhimin e kanabisit janë: Ervin Sadikaj, 34 vjeç  i cili u dënua me katër vite e tetë muaj burg, Besjan Mustafaj 32 vjeç u dënua me katër vite, Albest Deda 27 vjeç u dënua me tre vite dhe Pashk Gjonaj 32 vjeç u dënua me tre vite. Dënimi u dha në Gjykatën e Kurorës në Basildon të premten më 31 tetor./Dosja.al

230 bimë narkotike 14 vite burg angli

Sondazh

Poll