Aktualitet

I shpallur në kërkim pasi kërcënoi me armë gjahu dhe dëmtoi automjetin e të riut, procedohet penalisht 19-vjeçari në Tepelenë

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi bashkë me një person tjetër, kanë kërcënuar një 23-vjeçar, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin.

5 Nëntor 2025, 14:18 Nga E.d
I shpallur në kërkim pasi kërcënoi me armë gjahu
Foto ilustruse

TEPELENË- Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 19-vjeçari, banues në fshatin Progonat të Tepelenës. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi bashkë me një person tjetër, kanë kërcënuar një 23-vjeçar, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin.

Në lidhje me këtë rast, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj 19-vjeçarit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A./Dosja.al

armë gjahu 19-vjeçari tepelenë

Sondazh

Poll