4 Nëntor 2025, 19:21
Nga M.L
Foto ilustruese
Pas debateve publike dhe politike që u përqendruan tek terminologjia e përdorur për gjininë, projektligji i qeverisë për “Barazinë Gjinore” u miratua në disa komisione parlamentare të martën me ndryshime minimale, ndërkohë që Partia Socialiste u tërhoq nga dhjetra amendamente të mëparshme për këtë nismë.
Kundërshtimet e opozitës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare u fokusuan tek terminologjia për identitetin gjinor, me pretendimet se përkufizimet e nismës binin ndesh me familjen dhe traditën shqiptare si dhe i hapnin rrugë sipas tyre, njohjes ligjore të komunitetit LGBTI+.
Socialistët e mbrojtën nismën si harmonizim me legjislacionin europian dhe tentuan të kënaqin kundërshtimet me ndryshime të terminologjisë, të cilat u prezantuan fillimisht në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme
Relatorja socialiste, Iris Luarasi bëri të ditur se ndryshimet prekin vetëm përkufizime në nenin 4, përkatësisht termin ‘gjini’ dhe “përkatësi të shumëfishtë”.
Amendamentet e reja të PS-së parashikojnë se përkufizimi “’gjini’, nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat” dhe ‘përkatësi e shumëfishtë’, ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi”.
Sipas propozimeve të PS-së u shtuan dhe dy përkufizime të reja për ’diskriminim ndërsektorial’, që nënkupton çdo “formë diskriminimi në të cilën disa shkaqe veprojnë dhe bashkëveprojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën kohë, në mënyrë të tillë që ato të jenë të pandashme dhe të prodhojnë forma të veçanta të diskriminimit” dhe ’stereotipet gjinore’, që lidhet me rolet arbitrare që u caktohen në shoqëri grave dhe burrave dhe “kufizojnë mundësitë e zhvillimit të tyre në jetën publike dhe private”.
Në këtë komision, nisma dhe ndryshimet e reja u mbrojtën dhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili më herët kishte depozituar në Kuvend dhjetra amendamente që parashikonin fshirjen nga projektligji të referencave si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, “orientim seksual” dhe “karakteristika të seksit”.
Balla tha para deputetëve se PS nuk ishte tërhequr nga amendamentet, por kishte pranuar si teknikë legjislative riformulimin e tyre.
“Ne kemi riformuluar dy definicione bazë të këtij ligji. Ky është një ligj që flet për barazinë mes burrit dhe gruas kudo,” tha ndër të tjera ai.
Sipas Ballës, ndryshimet kënaqnin dhe qëndrimet e komuniteteve fetare dhe ishin në harmoni me konventat ndërkombëtare në fuqi dhe me ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.
Nisma kaloi me debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve, ku opozita akuzoi mazhorancën se ‘në mënyrë tinzare’ po kalonte ndryshime ligjore që cënonin Kodin e Familjes dhe traditën shqiptare. Diskutimi i nismës u bllokua në Komisionin parlamentar përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale, i cili drejtohet nga deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.
Spahia i rezistoi kërkesës së socialistëve për të ndryshuar rendin e ditës për të përfshirë projektligjin për “Barazinë Gjinore”. Në një konferencë për mediat, ai akuzoi mazhorancën se po tentonte të kalonte me nxitim nismën në komisione për ta miratuar në seancën plenare të enjten.
Por Komisioni u rimblodh nga socialistët dhe mbledhja u drejtua nga nënkryetari Eduard Shalsi dhe u miratua me ndryshimet e kërkuara nga PS.
Gjatë dëgjesave të mëparshme në komisione, projektligji “Për Barazinë Gjinore” u mbështet nga një koalicion i gjerë organizatash të shoqërisë civile, nga Avokatja e Popullit dhe Komisioneri kundër Diskriminimit, si një nismë që siguronte të drejtën e çdo individi për barazi si dhe për mbrojtje efektive nga diskriminimi.
Përafrimi i legjislacionit shqiptar për barazinë gjinore është një nga rekomandimet e progresraportit të KE-së të publikuar të martën./ Reporter.al
barazia gjinore
Politike
4 Nëntor 2025, 18:34
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka përgëzuar punën e SPAK, duke thënë se ka krijuar në Shqipër...
Politike
4 Nëntor 2025, 18:27
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se ky vit ka qenë tejet pozitiv, pasi janë hapur 5 nga 6 grup kapituj bre...
Politike
4 Nëntor 2025, 18:10
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është kombi më eurooptimist në Europë. P...
Politike
4 Nëntor 2025, 17:57
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se së bashku me Komisionin Evropian kanë rënë dakord për të mby...
Politike
4 Nëntor 2025, 17:50
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpjeguar pse nuk mori pjesë në Samitin në Bruksel. Përmes një videokonfe...
Politike
4 Nëntor 2025, 16:04
M.L
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar përparimin që ka bërë Shqipëria në procesin e integri...
Politike
4 Nëntor 2025, 16:01
M.L
BRUKSEL- Në Bruksel janë dhënë sinjale se Bashkimi Evropian pritet të heqë së shpejti masat ndëshkuese ndaj Kosov...
Politike
4 Nëntor 2025, 15:32
M.L
Foto ilustruese
Komisioni Evropian e ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025 ku thuhe...
Politike
4 Nëntor 2025, 15:24
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese...
Politike
4 Nëntor 2025, 15:16
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës të Komisioneres evropiane për zhvillim, Marta Kos...