Politike

"Zgjerimi, përparësi politike!" Raporti i KE për integrimin, Kaja Kallas: Shqipëria ka bërë një përparim të paprecedentë

Gjatë fjalës së saj në Bruksel, Kallas u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një prioritet strategjik dhe gjeopolitik, veçanërisht në kushtet e reja të krijuara pas agresionit rus në Ukrainë.

4 Nëntor 2025, 16:04 Nga M.L

"Zgjerimi, përparësi politike!" Raporti i KE për

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar përparimin që ka bërë Shqipëria në procesin e integrimit evropian, duke e konsideruar atë ndër vendet më të avancuara në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së saj në Bruksel, Kallas u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një prioritet strategjik dhe gjeopolitik, veçanërisht në kushtet e reja të krijuara pas agresionit rus në Ukrainë.

Ajo nënvizoi se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Lindore në BE është tashmë një domosdoshmëri politike, duke e përshkruar periudhën aktuale si “moment vendimtar për zgjerimin”.

“Zgjerimi mbetet një përparësi politike, një investim gjeopolitik mbi të gjitha. Pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet politike e bëjnë mjaft të rëndësishëm procesin e zgjerimit. Shanset për ta zgjeruar BE-në nuk vijnë shpesh, këtë e dëgjuam në KE, ku u tha ‘o sot o kurrë!’.

Nuk do të ketë një rrugë të shkurtër pasi procesi i anëtarësimit është proces që bazohet në merita. Është një mundësi mjaft realiste të kemi disa vende të anëtare të reja brenda vitit 2030, Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina.

Më pas duhet të punojmë me vendet e tjera, Kosovën, Turqinë… Shqipëria ka një përparim të paprecedentë. Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të jetë një garanci e fortë sigurie, por ndërkaq pavarësisht se është një vend në luftë duhen reforma të thella.

Zgjedhjet e mëparshme në Moldavi treguan një rritje po të fortë të dëshirës së qytetarëve të këtij vendi për anëtarësim. Është ngadalësuar procesi i zgjerimit në Kosovë dhe Serbi për shkak të konflikteve mes tyre”, tha Kallas./ Dosja.al

kaja kallas

Sondazh

Poll