Politike

"Lufta ndaj korrupsionit, pranojmë mbështetje por jo leksione", Rama: Diella është shtatzënë me 83 foshnja bazuar në ekografi, është pjesë e një lufte sistemore

Përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, Rama u shpreh se përsa i përket luftës ndaj korrupsionit pranon mbështetje dhe partneritet, por jo leksione.

4 Nëntor 2025, 18:10 Nga E.d
"Lufta ndaj korrupsionit, pranojmë mbështetje por jo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është kombi më eurooptimist në Europë. Përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit në Euronews, Rama u shpreh se përsa i përket luftës ndaj korrupsionit pranon mbështetje dhe partneritet, por jo leksione.

Ai tha se ministria e krijuar me AI, Diella është produkt i një lufte sistemore përmes modernizimit. 

“Kur bie fjala për rajonin, bie dakort që ky është një proces i bazuar në meritë. Ka karakteristika dhe vende të ndryshme në rajon. Kur vjen fjala te ne, them se jemi kombi më eurooptimist në Europë. Shqipëria po bën diçka të paparë dhe unike, reformën në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e strukturës së posaçme ka krijuar në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit shkon përtej fjalëve dhe sipërfaqes. Ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri, po ndodh në vitet e fundit, diçka që asnjë vend nuk pretendon se e ka bërë. Është për të thënë se e kemi marrë shumë seriozisht, ne pranojmë mbështetje dhe partneritet, por jo leksione kur vjen puna te korrupsioni.

Diella, produkt i një lufte sistemore përmes modernizimit. Brenda 2027 synojmë të kemi sistemin e plotë bazuar në AI të prokurimeve publike. Diella është shtatzanë me 83 foshnja bazuar në ekografi dhe kësisoj na duhet të presi të lindë këta të 83 bebat. Jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur AI në korpusin tonë ligjor duke e bërë procesin më të shpejtë sa i takon përkthimit dhe analizimit të përgatitjes së të gjitha paketave ligjore për tu miratuar në parlament. Po përpiqemi të vrapojmë dhe të hedhim hapa të mëdhenj duke përdorur teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale për të treguar që vendi ynë në Europë është i merituar.” tha Rama./Dosja.al

Sondazh

Poll